Të dhënat tremujore të vitit 2021 mbi Borxhin e Përgjithshëm që përfshin indikatorët kyç të borxhit publik tregojnë se borxhi i përgjithshëm që ka shteti është rritur në tre mujorin e parë të këtij viti në fiks 1 miliard e 528 milionë euro, ndërsa me 31 drejtor 2020 ai ishte mbyllur në vlerë prej 1 miliard e 487 milionë euro.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi i brendshëm i shtetit për herë të parë ka arritur në 1 miliard euro, derisa më 31 dhjetor 2020 prerja e borxhit ishte bërë në vlerë prej 961 milionë euro. Në vitin 2019 ai ishte më i vogël, 791 milionë euro.
Borxhi i jashtëm, ose ai ndërkombëtarë është në vlerë prej 516 milionë euro. Shteti ka marrë kredi në 13 organizatat të ndryshme për projekte. Kredia më e madhe është ndaj Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim – ANZH në vlerë prej 140 milionë eurove, pastaj ndaj Bankës Ndërkombëtare për Ndërtim dhe Zhvillim – BNRZh në vlerë prej 118 milionë euro, ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtarë –FMN 97 milionë euro, etj.
31 milionë euro janë të bllokuara për shkak të garancionit shtetëror.