Mbi 7.3 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.19 miliard euro.
Kështu thuhet në statistikat bankare për muajin janar 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.9 miliardë euro me një ulje prej 19.9 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6 miliardë euro.
Sipas raportit, kapitali i bankave komerciale për këtë muaj ishte 879.6 milionë euro.
Vlera e kredive të reja në muajin janar 2024 ishte 137.9 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 90.4 milionë euro.
Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.74%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.38%.
Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 81.6%, kurse margjina e normës së interesit kredi – depozita ishte 3.6%.