Kreu Ekonomi Cilat janë procedurat për ndërrimin e pronarit të biznesit?

Cilat janë procedurat për ndërrimin e pronarit të biznesit?

nga Flamur Berisha

Për të bërë ndryshimin e pronësisë së biznesit, paraprakisht duhet të interesoheni dhe të rregulloni gjendjen tuaj në ATK. Pastaj duhet që të aplikoni në ARBK (Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve), të merrni një numër protokolli dhe me atë numër të bëni kërkesë për Vërtetim Tatimor në ATK. ATK, brenda 15 ditëve do të shqyrtoj kërkesën tuaj dhe vetëm atëherë kur të konstatohet se keni përmbushur të gjitha detyrimet tatimore, ju do të keni mundësinë e pajisjes me Vërtetimin Tatimor të lëshuar nga ATK me arsyen “Ndryshimi i pronësisë së biznesit”. Pasi të pajiseni me një vërtetim të tillë, ju brenda 7 ditëve duhet që të prezantoni atë vërtetim në ARBK dhe aty do të bëni ndryshimin e pronësisë për biznesin tuaj. Për më shumë informata, ju lutem referojuni Vendimit Shpjegues Publik Nr. 02/2014.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni