Kreu Financa Cilat kategori të qytetareve do të përfitojnë nga vëndimi i fundit i qeverisë?

Cilat kategori të qytetareve do të përfitojnë nga vëndimi i fundit i qeverisë?

nga Kontabilisti

në mbledhjen e qeverisë miratuam projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Siç edhe kemi paralajmëruar, me këtë projektligj

tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e farurave të vitit 2023 deri në shumën 🧾 100 euro, apo sa lartësia e faturës.

Projektligji gjithashtu parasheh edhe disa masa tjera që lehtësojnë barrën e qytetarëve, por edhe sigurojnë menaxhim më efikas të tatimit në pronë, si:

🟢 lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore;

🟢 kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor;

🟢 zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe

🟢 fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025.

Uroj që edhe Kuvendi i Republikës ta trajtojë sa më shpejt në të dyja leximet, në mënyrë që tatimpaguesit të përfitojnë nga zbritja tatimore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni