Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka akuzuar qeverisjet e kaluara për zhvatje të shtetit.
Durimishi përmes një reagimi në Facebook ka dhënë një shembull që sipas tij ata e kanë shfrytëzuar për tu pasuruar me taksa të qytetarëve.
Ai shkruan se shteti e shet pronën 50 euro ari përmes privatizimit, pastaj e blenë të njëjtën pronë me 5000 euro ari përmes shpronësimit dhe krejt në fund e jep me qera të njëjtën pronë me 50 cent për ari.
Shkrimi i plotë:
U pasuruan duke e zhvatur e shkatërruar shtetin. Nuk lanë gjë pa bërë në dëm të shtetit. Kur e mendoj nganjëherë habitem se si qëndron ende në këmbë kur nuk kanë lënë rast pa e shfrytëzuar për tu pasuruar me taksa të qytetarëve tonë.