Kreu Financa E konfirmuar: nga kjo datë nisë aplikimi për shtesat e fëmijëve

E konfirmuar: nga kjo datë nisë aplikimi për shtesat e fëmijëve

nga Flamur Berisha

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se aplikimi për shtesat për fëmijët mund të nisë nga data 11 shtator e këtij viti.

Ai tha se të gjithë fëmijët e lindur nga data 1 janar e vitit 2020 e tutje do ta përfitojnë këtë pagesë mujore, njofton Klankosova.tv.

“Kemi thënë që shtesat për fëmijët 0-24 muaj do të jenë në vlerë 20 euro në muaj, derisa mbi 24 muaj deri në moshën 16 vjeçare do të jenë në vlerë prej 10 euro në muaj. Implementimi gradual i grupmoshave do të jetë si në vijim: duke filluar nga data 11 shtator e këtij viti hapet aplikimi për shtesat për fëmijët që kanë lindur nga data 1 janar 2020 e tutje, pra të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2020 dhe 2021 do të fillojnë përfitimin qysh tani”.

“Nga data 1 janar e vitit të ardhshëm shtohet grupmosha për të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2018 e tutje dhe kështu me radhë do të shtojmë deri në korrik të vitit 2023 ku do të përfshihen të gjitha grupmoshat nën moshën 16 vjeçare. Kjo dinamikë mund të ndryshojë dhe mund të fillojë implementimi edhe më shpejt varësisht hapësirës fiskale që kemi”.

Ministri i Financave, në konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ka deklaruar se përfitues i shtesave për fëmijët janë nënat dhe aplikimi duhet të bëhet përmes platformës e-Kosova.

“Gjithçka që ju nevojitet aplikuesve janë të dhënat personale të tyre dhe numri i xhirollogarisë bankare së bashku me të dhënat personale të fëmijëve. Aplikimi për të dyja skemat (shtesat për fëmijë dhe pagesat për lehona) bëhet në mënyrë elektronike duke plotësuar formularët që janë të qasshëm në e-Kosova”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni