Kreu Financa Fermerët që ndezin zjarre qëllimisht, do të përjashtohen për 3 vjet nga subvencionet dhe grantet

Fermerët që ndezin zjarre qëllimisht, do të përjashtohen për 3 vjet nga subvencionet dhe grantet

nga Kontabilisti

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci paralajmëroi fermerët se kushdo që shkakton zjarrvënie të qëllimshme do të përjashtohet nga përfitimi i skemës së granteve dhe subvencioneve.

Peci theksoi se janë në koordinim me ministritë përkatëse në aspektin e monitorimit dhe identifikimit të këtyre parcelave dhe zjarrvënieve të qëllimshme.

“Kushdo që shkakton zjarrëvënie të qëllimshme në parcelat e punueshme do të përjashtohet në programet e ardhshme të fillim vitit për tri vitet e ardhme në aspektin e subvencionimit dhe përfitimit të granteve. Jemi në koordinim me ministrinë përkatëse, që ka aspektin ambiental si Ministria e Ambientit apo Ministria e Punëve të Brendshme, brenda së cilës funksionon Agjencia e Emergjencave dhe me inspektorët e mjedisit dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët po punojnë në aspektin e monitorimit dhe identifikimit të këtyre parcelave dhe zjarrvënieve të qëllimshme”, deklaroi ai.

Peci shtoi se zjarrëvenia është e kundërligjshme është e dënueshme varfëron tokën dhe shkakton dëme të pakthyeshme në aspektin mjedisor por dhe material.

“Djegia e hamulloreve është e dëmshme sepse shkakton efekte negative, ndikon në ndotjen e mjedisit por edhe në aspektin e florës dhe faunës. Në shumë raste po rrezikohen edhe pronat afër zjarreve. Personat e papërgjegjshme që po ndezin hamulloret duke menduar gabimisht që kjo po lehtëson punën në bujqësi është pikërisht e kundërta sepse kjo dukuri shkakton mikroorganizma dhe materiale ushqyese të dobishme në aspektin e prodhimit bujqësor”, tha Peci.

Ministri shtoi se helikopterët e KFOR-it kanë filluar aktivitetin për të ndihmuar shuarjen e zjarrit në Prevallë. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni