Kreu Financa Fillon aplikimi per lehonat dhe shtesat per femije. Aplikimin mund ta beni ketu

Fillon aplikimi per lehonat dhe shtesat per femije. Aplikimin mund ta beni ketu

nga Flamur Berisha

Fillon aplikimi per lehonat dhe shtesat per femije. Aplikimin mund ta beni ketu

Prishtinë – 10 shtator 2021

Pozita e gruas në shoqërinë tonë ka qenë një sfidë me të cilën vendi ynë është përballur për një kohë të gjatë. Andaj, me qëllim të emancipimit e fuqizimit të rolit të gruas, si në familje ashtu edhe në shoqëri, në linjë me Programin Qeverisës, sot Kryeministri Kurti e Ministri Murati prezantuan fillimin e zbatimit të masës 3.5 – Pagesa për Lehona dhe Shtesat për fëmijë.Qëllimi i kësaj mase është forcimi i pozitës financiare të gruas në shoqëri, e cila rrjedhimisht përkthehet në rritje të mirëqenies e barazisë shoqërore. Gjatë fjalës së tij në konferencë, Kryeministri Kurti u shpreh se “Barazia arrihet atëherë kur mundësitë dhe mbështetja e ofruar marrin parasysh nevojat dhe rrethanat e ndryshme për të pasur një rezultat të barabartë.

” Në anën tjetër, Ministri Murati fillimisht shpalosi masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike të cilat vendosin në radhë të parë gruan dhe rolin e saj në shoqëri, duke vazhduar pastaj me prezantimin e detajeve lidhur me kushtet dhe kriteret për përfitim nga masë 3.5. Së fundi, përfaqësuesit e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, prezantuan dhe demonstruan procesin e aplikimit për këtë masë, e cila do të realizohet përmes platformës eKosova. Sipas masës 3.5, lehonat e papuna në 12 muajt e fundit do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 6 muaj, ndërsa ato të punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë. Në anën tjetër, këtë muaj fillon edhe shpërndarja e shtesave për fëmijë që do të përfshijnë fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2021 me nga 20 Euro në muaj.

Gradualisht, me fillim nga Janari i vitit 2022 do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 Euro në muaj. Nënat e reja mbi 18 vjeç që kanë lindur foshnjën nga data 1 Gusht 2021 mund të aplikojnë për mbështetje duke plotësuar formularin për aplikim në platformën elektronike eKosova me të dhënat personal të aplikueses, numrin e llogarisë bankare dhe numrin personal të foshnjës. Njëlloj realizohet edhe aplikimi për shtesat për fëmijë.Bashkëngjitur, ju lutem gjeni Vendimet për përcaktimin e kushteve dhe kritereve për zbatimin e Masës 3.5. 📌 𝑉𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖 𝑁𝑟. 54 𝑚𝑏𝑖 𝑐𝑎𝑘𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑘𝑢𝑠ℎ𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑟𝑖𝑡𝑒𝑟𝑒𝑣𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑧𝑏𝑎𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑝𝑗𝑒𝑠𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑎𝑠𝑒̈𝑠 3.5

– 𝑃𝑎𝑔𝑒𝑠𝑎𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝑙𝑒ℎ𝑜𝑛𝑎𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑠ℎ𝑡𝑒𝑠𝑎𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝑓𝑒̈𝑚𝑖𝑗𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑃𝑎𝑘𝑜𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑅𝑖𝑛𝑔𝑗𝑎𝑙𝑙𝑗𝑒𝑠 𝐸𝑘𝑜𝑛𝑜𝑚𝑖𝑘𝑒

https://mf.rks-gov.net/…/4F250604-F09F-481F-B678…

𝑉𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖 𝑁𝑟. 55 𝑚𝑏𝑖 𝑐𝑎𝑘𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑘𝑢𝑠ℎ𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑟𝑖𝑡𝑒𝑟𝑒𝑣𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑧𝑏𝑎𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑝𝑗𝑒𝑠𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑎𝑠𝑒̈𝑠 3.5 – 𝑆ℎ𝑡𝑒𝑠𝑎𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝐹𝑒̈𝑚𝑖𝑗𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑃𝑎𝑘𝑜𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑅𝑖𝑛𝑔𝑗𝑎𝑙𝑙𝑗𝑒𝑠 𝐸𝑘𝑜𝑛𝑜𝑚𝑖𝑘𝑒

https://mf.rks-gov.net/…/173A6369-973C-4189-B158…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni