Ministri i financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot fillon të operacionalizohet Masën 3.6 për mbështetjen e likuiditetit familjar që nënkupton subvencionimin e kredive konsumuese.Nga kjo pako mund të përfitojnë të gjithë personat që marrin kredi konsumuese deri në shumën 10,000 euro, nga data 1 tetor 2021 e tutje, do të mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë.
Shuma që përfiton secili aplikues që kualifikohet është 10% e shumës së kredisë, deri në maksimumin prej 300 euro.Shembull:Nëse kredia është 1,500 euro, subvencionimi do të jetë 150 euro;Nëse kredia është 3,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro;Nëse kredia është 5,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro.“Pasi të keni marrë kredinë nga një institucion financiar i licencuar, duhet të plotësoni formularin për aplikim (i cili do të publikohet ditët në vijim).
Pas konfirmimit të saktësisë së aplikacionit, subvencioni paguhet në llogarinë bankare të kredimarrësit.”, shpjegoi ministri.Sipas tij, me këtë masë synohet mbështetja e likuiditetit familjar, për të mbuluar shpenzimet sezonale familjare, shpenzimet e shkollës, apo edhe mbylljen e bilanceve të kredit kartelave, apo çfarëdo shpenzimi tjetër që sadopak do të lehtësonte barrën e familjes. /21Media