Kreu Ekonomi Gastronomët kundër mbylljes totale për 12 ditë

Gastronomët kundër mbylljes totale për 12 ditë

nga Flamur Berisha

Përfaqësues i gastronomëve të Kosovës, Fatos Mexhuani tha se e kundërshtojnë mbylljen totale për 12 ditë.

Mexhuani në programin e mëngjesit në RTV Dukagjini tha se sot në ora 14:00 do të mblidhet Shoqata e gastronomëve ku do të vendoset për më tutje edhe pse ende nuk ka vendim final për mbyllje totale ose masa më të rrepta.

“Kemi bashkëpunuar shumë me Ministrinë për t’iu përmbajtur rregullave. Por pas fushatës nuk ka asnjë kuptim… ne ende respektonim masat, dëmtoheshim si lokale duke mbajtur distancën, ndërsa fushata zgjedhore mbahej pa distancë e pa respektim të rregullave…”, tha Mexhuani.

Ai më tej tha se janë për zbatim më të mirë të masave aktuale, por jo për mbyllje totale pasi financiarisht do të katastrofe per Kosoven

Ju gjithashtu mund të pëlqeni