Gjendja e biznesit në tremujorin e katërt të vitit 2020 ishte e pakënaqshme, përkatësisht rreth 45 për qind e bizneseve kanë vlerësuar së kanë një gjendje jo të kënaqshme biznesore.
Megjithatë, në krahasim me tremujorin e tretë gjendja e biznesit ka shënuar një përmirësim të lehtë, pasi që përqindja e bizneseve që vlerësojnë situatën e aktuale si të pakënaqshme është më e vogël për pritje pozitive.
Përderisa në TM4 të vitit 2019, 23 për qind e kompanive respodente prisnin rritje të numrit punëtorëve, në TM4 të vitit 2020, janë vetëm rreth 12 për qind e kompanive që kanë pritje pozitive, pra ka një rënie të pritshmërisë prej 11 pritje pozitive.
Kështu theksoi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në konferencën për media ku prezantoi të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e katërt të vitit 2020.