Mund të ju duket çudi, por është e vërtetë. Paysera Kosova ka lansuar fushatën për transferet e të hollave nga dhe në Gjermani me komision vetëm 3 euro.
Bashkatdhetarët nga Gjermania, vazhdojnë të mbajnë vendin e parë për dërgesat në Kosovë.
Pastaj vjen Zvicra, e pasuar nga Italia, Mbretëria e Bashkuar, Austria, Belgjika, dhe SHBA.
Në konferencën e fund vitit të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti me 24 dhjetor të vitit 2022, u tha se vlera e remitancave në Kosovë, përmes kanaleve të rregulluara ishte rreth 1 miliardë euro që është një rritje për 5.5% krahasuar me një vit paraprak. Po ashtu, shpenzimet e jo rezidentëve në Kosovë, pjesa më e madhe e të cilave janë nga diaspora ishin në vlerë 1.48 miliardë euro.
Mos të harrojmë, se shuma totale supozohet të jetë edhe më e madhe pasi shumica e remitancave transferohen përmes kanaleve të parregulluara (dërgesat personalisht, përmes ndërmjetësve si drejtuesit e autobusëve, etj.).
Por, cilët janë faktorët e zakonshëm që ndikojnë në zgjedhjen e një kanali për transfere parash?
Kriteret kryesore që zakonisht ndikojnë në një vendim janë:
– Shpejtësia;
– Siguria;
– Shprehitë;
– Niveli i njohurive financiare;
– Përfshirja financiare dhe qasja e shërbimeve financiare;
– Procedurat administrative;
– Kostoja
Ndërsa po ashtu ka pasur rritje të importit të mallrave në 4.2 miliardë euro, si dhe të eksportit, 688 milionë euro. Të gjitha këto bartin kosto të larta të transfereve.
Por kur krejt këto kur përmblidhen, dhe qëllimi kryesor është ulja e kostos së komisionit të pagesave dhe dërgesave atëherë bëhet fjalë vetëm për një emër – Paysera Kosova.
Paysera Kosova për t’ua lehtësuar bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, por edhe atyre që bëjnë biznes me Gjermanisë dhe kryejnë pagesa ka lansuar fushatën “Hallo Deutschland”. Pra komisioni I dërgesave është vetëm 3 euro. Mbi të gjitha flasim për shpejtësinë e dërgesave. E krejt këtyre i shtohet ajo më kryesorja, që për të hapur llogari në Paysera, nuk ka kosto. E njëjta vlen edhe për mirëmbajtje të llogarisë.
Paysera – Një llogari, shumë mundësi.