Kreu Financa Informatë më rëndesi për skemat sociale nga Ministri i Financave Hekuran Murati

Informatë më rëndesi për skemat sociale nga Ministri i Financave Hekuran Murati

nga Kontabilisti

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati në një intervistë për “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka folur për vendimet e fundit që kanë të bëjnë në fushën e përgjegjësinë e ministrisë së tij.

Ai ka treguar detaje nga vendimi për rritjen e pensioneve në disa kategori, për kërcënimet me greva të sindikatave të vendit, kritikat e opozitës dhe ekspertëve të fushës për vonesa në pakot e ringjalljes ekonomike, ka dhënë detaje për vendimin e Qeverisë për ndalimin e prodhimit të mihjeve të kriptovalutave në Kosovë dhe për planifikimet e buxhetit për vitin 2021.

Murati gjatë kësaj interviste tregoi se të gjitha pensionet bazë të cilat Qeveria e Kosovës vendosi t’i rris në 100 euro paguhen nga buxheti i shtetit të cilat Kosovës për një vit i kushtojnë 25 milionë euro.

11 për qind janë rritur pensionet për kategoritë të cilat i kanë marrë nga 90 euro pension, ndërkaq, siç theksoi Murati pensioni për persona me aftësi të kufizuara që i kanë marrë nga 75 euro, rritja është 33 për qind.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni