Kreu Biznes Jam investitor i një objekti afarist. Me çfarë çmimi t’i trajtoj banesat dhe lokalet për kompensimin e tokës për pronarët e tokës?

Jam investitor i një objekti afarist. Me çfarë çmimi t’i trajtoj banesat dhe lokalet për kompensimin e tokës për pronarët e tokës?

nga Flamur Berisha

Në paragrafin 1 dhe 2 të nenit 47 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, transaksionet e këmbimit konsiderohen si furnizime me para në dorë, citojmë:
“1. Transaksionet e këmbimit do të konsiderohen si shitje e mallrave ose rezultat i punës apo shërbimit të bëra me vlerë tregu.
2. Faturat tatimore duhet të lëshohen për transaksionet e këmbimit në mënyrë të njëjtë sikur të jenë lëshuar për transaksione me para në dorë. Nëse vlera e transaksionit me këmbim e paraqitur në faturën tatimore është vlerë e zvogëluar, Drejtori i Përgjithshëm mund të rregullojë vlerën e transaksionit për të reflektuar vlerat e tregut. Nën-deklarimi i të ardhurave dhe arkëtimet e shmangura”.

Sipas nenit 16, paragrafit 9 të Udhëzimit Administrativ nr. 01/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhura Personale është sqaruar trajtimi i transaksioneve të këmbimit si pjesë e kontratave afatgjata, citojmë:
“9. Kur ka transaksion këmbimi (barter) si pjesë e kontratës ndërtimore afatgjate, ky transaksion njihet e ardhur ose shpenzim, në vlerën e tregut, në momentin e ndodhjes së transaksionit të këmbimit, në pajtueshmëri me Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat.”

Te transaksionet e këmbimit njihet e ardhura ose shpenzim, në vlerën e tregut, në momentin e ndodhjes së transaksionit të këmbimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni