Ndryshimi i strukturës së biznesit, ndërrimi i aksionarëve, kërkon që të bëhen ndryshimet në statusin e biznesit dhe në informatat e regjistrimit të biznesit, pranë ARBK-së.
Sipas nenit 11, paragrafit 1 të Udhëzimit Administrativ 15/2010 për zbatimin e ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, citojmë:
“ 1. Çdo ndryshim në informatat e regjistrimit të tatimpaguesit duhet të dorëzohet në ATK së paku 15 ditë pune përpara datës efektive të ndryshimit. Disa ndryshime në informatat e regjistrimit mund të kërkojnë që ATK të lëshoj një numër të ri fiskal. Ndryshimet në informatat e regjistrimit duhet të bëhen në Formularin e Aplikacionit për Numër Fiskal me një shenjë e cila tregon se është dorëzuar për të ndryshuar informatat e regjistrimit. Të gjitha ndryshimet duhet të dorëzohen në zyrën regjionale të ATK-së përgjegjëse për çështjet tatimore të tatimpaguesit.”
Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, obligoheni që ta njoftoni ATK-në në lidhje me ndryshimin në strukturën e biznesit.