Kreu Financa Kaq do te paguajne punetoret dhe punedhenesit per Sigurimet Shëndetësor

Kaq do te paguajne punetoret dhe punedhenesit per Sigurimet Shëndetësor

nga Kontabilisti

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se miratimi i projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ka ardhë pas një periudhe të gjatë diskutimesh, raporton Ekonomia Online.

Vitia tha se për sigurimet shëndetësore 3,5 për qind do të paguajnë qytetarët përmes pagës, ndërsa 3,5 për qind nga punëdhënësi.

Projektligji për Sigurimet Shëndetësore, 7 për qind do të jetë kontributi nga qytetarët dhe punëdhënësit në Fond

Qeveria e Kosovës miratoi sot Projektligjin për Sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.

Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se synim i tyre është që të garantojnë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës.

“Ku ka më mirë se ta fillojmë rendin e ditës me këtë punë…”, tha Kurti.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se kjo nismë ligjore është paraprirë nga një proces i detajuar planifikimi, analizimi e diskutimi.

“Ky projektligj është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore… Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor…”, tha ai, raporton Telegrafi.

Sipas tij, për herë të parë përcaktohen rregullat për listën e barnave të rimbursueshme që do të transformojë rrënjësisht mbështetjen që shteti jep për qytetarët.

“Me këtë rregullohen edhe çështjet e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për fondin e sigurimeve shëndetësore dhe këto kontribute do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen e afërt”, tha tutje ministri.

Ai tha se ky është një moment vendimtar për vendin, për marrëdhënien qytetar –shtet dhe për ngritjen e sistemit shëndetësor në një nivel të ri.

“Zbatimi i këtij ligji do të jetë një nga sfidat më domethënëse të qeverisjes sonë…”, tha ai. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni