Sot gjatë konferencës për media, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati prezantoi Pakon e Ringjalljes Ekonomike, e cila kap vlerën prej 420 milionë euro.
Mjetet e ndara nga buxheti për financimin e kësaj pakoje janë 190 milionë euro, ndërsa 230 milionë euro vijnë nga huamarrja.
Lidhur me këtë, Ministri Murati nënvizoi se “Kjo pako ka potencial të mobilizojë edhe rreth 700 milionë euro të tjera, pra në total 1.1 miliardë euro investime dhe shpenzime nga buxheti i shtetit por edhe grante, kapital privat, dhe mobilizim të mjeteve nga sektori financiar.”
Pakoja e Ringjalljes Ekonomike përfshin 5 kategori kryesore të masave si vijon:
Mbështetja e punësimit me vlerë 50 milionë Euro,
Ringjallja e ekonomisë dhe prodhimit me vlerë 108 milionë euro,
Mbështetja për familjen me vlerë 50 milionë euro,
Mbështetja për publiken me vlerë 112 milionë euro, si dhe
Investimi në infrastrukturë dhe ambient me vlerë 100 milionë euro.