Rihapet aplikimi për masën 1.3 – Mbështetja e Punësimit të Grave
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 vitin që lamë pas, ku u punësuan afër 5 mijë gra e vajza, MFPT ka rihapur aplikimin për këtë masë.
Çdo biznes që hap vende të reja pune për vajza e gra do të mbështetet me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë.
Afati i fundit për të përfituar nga mbështetja është 15 prill 2023.
Kusht për kualifikim është që personi që punësohet, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët.
Aplikimi bëhet përmes shërbimit EDI të Administratës Tatimore të Kosovës.