Kreu Financa Keto janë pesë profesionet që pritet të zhduken deri në 2025-n

Keto janë pesë profesionet që pritet të zhduken deri në 2025-n

nga Kontabilisti

Zhvillimi i teknologjisë ka ndikuar në procesin e jetës, por jo vetëm. Teknologjia moderne ka bërë që mijëra punonjes në botë t’i humbin vendet e punës ose t’u përshtaten risive.

Faqja “Derekanddakota” në rrjetin social Instagram që merret me problemet në vendin e punës ka publikuar pesë profesionet që deri në 2025-n rrezikojnë të zhduken dhe të zëvendësohen me teknologji.

Në vijim janë profesionet e listuara nga faqja:

Arkëtari

Tashmë ka shumë dyqane ushqimore nëpër botë që kanë arkën me “vetëkontrollim”. Së shpejti kjo do të jetë normë dhe puna njerëzore nuk do të jetë më e nevojshme. E vetmja gjë që do të ndryshojë është se ne do të kemi nevojë për më tepr siguri, gjë që pritet të arrihet nëpërmjet inteligjencës artificiale.

Kontabilistët

Inteligjenca artificiale së shpejti do të avancojë mjaftueshëm sa për t’i zëvendësuar kontabilistët. Ata që do të jenë automatikë do të bëjnë detyra dhe do të ofrojnë më tepër detaje mbi gjendjen financiare pa humbur asnjëherë fokusin

Në esencë, shumica e punëve që kanë të bëjnë me kontabilistët dhe financat do të zhduken brenda disa dekadave

Magazinierët

Tashmë ka shumë depo në Kinë që nuk kërkojnë më punonjës për shkarkim e ngarkim. Robotët transportojnë mallra nga A-ja në B, ngasin vetë drejt stacionit kur mbesin pa bateri dhe punojnë tërësisht në punë të automatizuar.

Taksistët

Drejtuesit e taksive tashmë do të luftojnë me Uberin dhe Lyftin (kompani transportuese) por pas një kohe të gjatë ata do të kenë telashe, pasi me zhvillimin e teknologjisë, taksitë do të jetë tërësisht digjitalë me vetëdrejtim.

Miliarderi Elon Musk që ka kompaninë e veturave elektrike Tesla, pati paralajmëruar se edhe veturat e tij do të kthehen në një robot-taksi.

Agjentët e udhëtimit

Agjencitë turistike do të zhduken pasi kjo do të bëhet tërësisht digjitale. Pra, parashikohet se nuk do të ketë nevojë për ata që dikur kanë aranzhuar udhëtime, pasi ky proces do të jetë tërësisht online nëpërmjet platformave të internet.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni