Kreu Financa Këto janë shërbimet bankare që mund të marrin qytetarët pa pagesë

Këto janë shërbimet bankare që mund të marrin qytetarët pa pagesë

nga Kontabilisti

Sot ka hyrë në fuqi rregullorja e re për banka, ku sipas kësaj rregullore bankat duhet të ofrojnë shërbime bazike pa pagesë për qytetarët.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës më 20 dhjetor 2022 kishte miratuar Rregulloren për shërbime bazike, ndërkaq neni 5 paragrafi 4 do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

BQK në njoftimin e bërë për media ka njoftuar se, rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike ka për qëllim të përcaktojë kushtet për qasjen e konsumatorëve në llogari pagese me shërbime bazike.

Rregullorja u mundëson të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh rrethanat financiare të tyre, statusin e punësimit apo nivelin e të ardhurave, që të mund të kenë qasje në llogari pagese me shërbime bazike.

Rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike aplikohet për të gjitha bankat dhe degët e bankave të huaja të licencuara nga BQK-ja, që veprojnë në Republikën e Kosovës.

Detaje rreth rregullores së re mund të gjeni duke klikuar KËTU.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni