Kreu Financa Kjo është vlera e koeficientit të pagës për zyrtarët publikë, dukshëm më e ulët nga sa pritej

Kjo është vlera e koeficientit të pagës për zyrtarët publikë, dukshëm më e ulët nga sa pritej

nga Kontabilisti

Vlera e koeficientit përmes të cilit caktohen pagat e zyrtarëve publikë, është vendosur të jetë 110 euro. Kjo ka ndodhur pas më shumë se një muaj të miratimit të Ligjit në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës pati thënë se vlera e koeficientit pritet që të caktohet në muajin janar të këtij viti, ndërsa në muajin shkurt të hyjë në fuqi. Kjo vlerë do të përcaktohet bazuar në tërësinë e koeficienteve të shpërndara me Ligjin e Pagave.

Lidhur me përcaktimin e vlerës së koeficientit, në Kosovë ka pasur shumë propozime. Vlera e koeficientit është pritur të jetë minimalisht 120 euro, por ka pasur edhe kërkesa që kjo të shkojë deri në 150 euro./JOQ Kosova

Ju gjithashtu mund të pëlqeni