Kreu Ekonomi Kur është momenti lindjes së detyrimit për të ngarkuar TVSH-në?

Kur është momenti lindjes së detyrimit për të ngarkuar TVSH-në?

nga Flamur Berisha

Sipas nenit 29 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH, lidhur me momentin e lindjes së detyrimit dhe ngarkimit me TVSH për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, citojmë:

“1. Sipas nenit 22 paragrafi 1 i Ligjit, moment i lindjes së detyrimit për të ngarkuar TVSH-në është momenti kur ndodh furnizimi i mallit apo shërbimit. TVSH  bëhet e ngarkueshme varësisht se cili nga tre momentet ndodh e para:

1.1.furnizimi i mallit apo shërbimit,

1.2. lëshimi i faturës në lidhje me furnizimin e mallit apo shërbimit, ose

1.3. pranimi i pagesës në avanc/paradhënje, para se të ketë ndodh furnizimi i mallit apo shërbimit”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni