Kreu Ekonomi Kur mund të lëvizim pa viza në BE nëse vendimi merret me 13 tetor?

Kur mund të lëvizim pa viza në BE nëse vendimi merret me 13 tetor?

nga Kontabilisti

Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimeve Evropiane të Kosovës, ka thënë që më 13 tetor mund të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.

Ahmetaj ka thënë ky është një momenti ri edhe brenda Bashkimit Evropian dhe si rrjedhojë sipas saj, presim që edhe Kosova ta përjetojë liberalizimin e vizave “gjë që e ka merituar edhe më herët”.

“Më 13 tetor në Luksemburg, ministrat e drejtësisë dhe të brendshëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, do të takohen për një takim informal ku temë e ditës do të jetë çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Ahmetaj në Edicionin Special në Klan Kosova.

“Besoj që tani kemi arsye të gëzohemi. Ky lajm vjen pas rrethanave të reja politike që janë në Evropë – pas luftës në mes të Rusisë dhe Ukrainës. Ne presim që edhe Kosovës t’i liberalizohen vizat”, ka thënë ajo.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni