Kreu Financa Kurti mledh sot ministrat, ky është rendi i ditës. Perfitojne kategorite e mases 2.1

Kurti mledh sot ministrat, ky është rendi i ditës. Perfitojne kategorite e mases 2.1

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës mban sot mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja mbahet në orën 11:00. Në rendin e ditës në mbledhjen e sotme do të jenë gjithsej 8 pika, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ndër të tjera, në rend të ditës sot do të jetë  shqyrtimi i Projektligjit për të Huajt (MPB), shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë”, shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 2.1- Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Në rend të ditës sot do të jetë edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik i pronës së paluajtshme e cila preket nga realizimi i Projektit, Konservimi dhe Restaurimi i Shtëpisë në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakuť”.

Në rend të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit për “Menaxhimin e grant kontratës të asistencës teknike me numër  në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë Maqedoni e Veriut nën IPA III.

Rendi i plotë i ditës:

Ju gjithashtu mund të pëlqeni