Kreu Ekonomi Kush ka të drejte të leshoje faturë me ngarkesë të kundërt në ndërtimtari

Kush ka të drejte të leshoje faturë me ngarkesë të kundërt në ndërtimtari

nga Flamur Berisha

Aplikimi i ngarkesës së kundërt në ndërtimtari vlen vetëm për personat e tatueshëm të cilët janë pjesë e transaksionit (furnizuesi dhe pranuesi i shërbimit). Pra, furnizuesi dhe pranuesi i shërbimit duhet të jenë Deklarues të TVSH-së në Kosovë.

Përjashtim nga kjo, faturimi i cili bëhet nga kontraktori kryesor për investitorin, trajtohet furnizim i tatueshëm sipas rregullave normale të TVSH-së. Pra, në këto raste fatura e cila lëshohet nga kontraktori i cili është deklarues i TVSH-së, lëshohet me TVSH.

Ngarkesa e kundërt aplikohet vetëm në furnizimin e shërbimeve ndërtimore.

Personi i obliguar për të paguar TVSH-në është personi i tatueshëm të cilit i janë furnizuar punët ndërtimore (pranuesi i shërbimit, përjashtuar investitorin), duke përfshirë riparimin, pastrimin, mirëmbajtjen, shërbimet e modifikimit dhe demolimit në lidhje me pasurinë e paluajtshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni