Kreu Financa Kuvendi miraton faljen e 100 eurove nga tatimi. Ja kush perfiton

Kuvendi miraton faljen e 100 eurove nga tatimi. Ja kush perfiton

nga Kontabilisti

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të dytë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për pronën e paluajtshme.

Sipas Ministrisë së Financave, ligji i ri për tatimin në pronën e paluajtshme parasheh mundësinë për të përfituar nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në 100 euro.

“Ligji gjithashtu parasheh lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore; kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor; zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024 dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni