Kreu Financa Ky është momenti kur ATK e dergon në mbledhjen e detyrueshme nje biznes

Ky është momenti kur ATK e dergon në mbledhjen e detyrueshme nje biznes

nga Kontabilisti

Për borxhin tatimor të krijuar, i cili është bërë i pagueshëm, caktohet rasti në mbledhjen e detyrueshme, e cila përbrenda autorizimeve të dhëna do të mbledh borxhin tatimor dhe do të kërkojë deklaratat në mungesë. Afati i mbledhjes së një borxhi tatimor është gjashtë (6) vite nga data e vlerësimit të tatimit. Kjo periudhë mund të zgjatet nëse:

  • është parashtruar ankesë në Divizionin e Ankesave në ATK;
  • është parashtruar ankesë në një gjyq të juridiksionit kompetent;
  • është bërë marrëveshje me shkrim me ATK-në për zgjatje të periudhës, por jo më shumë se njëzetekatër (24) muaj;
  • personi ka qëndruar jashtë vendit më shumë se tre (3) muaj.

Periudha e lartpërmendur, për Ndërmarrjet Shoqërore, mund të zgjatet deri në likuidimin e tyre, ndërsa për Ndërmarrjet Publike nuk aplikohet afati i paraparë, pasi nuk kanë afat të caktuar kohor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni