Kreu Biznes Ky është njoftimi i fundit nga ATK per biznese!

Ky është njoftimi i fundit nga ATK per biznese!

nga Flamur Berisha

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 – 𝐀𝐓𝐊, 𝐣𝐮 𝐫𝐢𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐧 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐓𝐕𝐒𝐇-𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐫𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐞̈𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭

Administrata Tatimore e Kosovës, ju rikujton se në muajin dhjetor/2019 ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 03/2019 – Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit.Shërbimet ndërtimore të ofruara nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm, trajtohen sipas Vendimit Shpjegues Publik Nr. 03/2019.

Vendimin Shpjegues Publik Nr.03/2019 – Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime.ATK, në implementim të Projektit “Përmbushja në Sektorin e Ndërtimtarisë”!Administrata Tatimore e Kosovës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni