Kreu Ekonomi Lajm i fundit. Komisioni i Venecias miraton projektligjin shumë më rëndesi të qeverisë

Lajm i fundit. Komisioni i Venecias miraton projektligjin shumë më rëndesi të qeverisë

nga Kontabilisti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se Komisioni i Venecias ka miratuar të shtunën ndryshimet në Projektligjin për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Haxhiu përmes një video-adresimi në Facebook nga Venecia, ka thënë se raportuesit për Kosovën theksuan në Komision se Projektligji i ri paraqet një sistem të zbatueshëm të konfiskimit civil në Kosovë.

“Në seancën e 133-të të Komisionit të Venecias të mbajtur sot në Venecia, prezantova ndryshimet në Projektligjin për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar hartuar nga Grupi Punues i Komisionit për Legjislacion, në linjë me rekomandimet e Komisionin e Venecias. Pas prezantimit dhe diskutimit, Komisioni i Venecias ka pro ndryshimeve të tilla duke konstatuar adresimin e rekomandimeve dhe problemeve të identifikuara në opinionin e muajit qershor të këtij viti. Raportuesit për Kosovën theksuan se tashmë Projektligji i ri paraqet një sistem të zbatueshëm, të konfiskimit civil në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni