Trendi pozitiv i të hyrave
Të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të këtij viti janë realizuar në vlerë 435.9 milion euro ose 31.1 milion euro apo 7.7% më shumë se plani. Përderisa krahasuar më një vit me parë shohim se kemi tejkalim për 80.3 milion euro apo 22.6%.
Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht që të kemi zbatueshmëri të plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që vendi të ketë qëndrueshmëri fiskale.