Kreu Biznes Lajm i mirë nga ATK rreth fiskalizimit të bizneseve në Kosovë

Lajm i mirë nga ATK rreth fiskalizimit të bizneseve në Kosovë

nga Kontabilisti

Ja pse arka fiskale është një tregim suksesi për procesin e fiskalizimit dhe stabilitetin financiar të Kosovës.

Dhe në këtë rrugëtim, Enternet sh.p.k. ka rol kyç, duke u qëndruar gjithmonë në krah bizneseve dhe duke qenë partneri më serioz karshi institucioneve të vendit.

Procesi i fiskalizimit i nisur para më shumë se një dekade, gjatë vitit 2021, ndonëse në kushte pandemie, sipas të dhënave zyrtare nga ATK, ka treguar sukses të jashtëzakonshëm.

Vetëm gjatë vitit 2021 rreth 3 mijë biznese të reja, kanë hyrë në sistemin shtetëror fiskal.

Mbi 4 mijë pajisje PEF kanë nisë funksionimin, duke qenë drejtpërdrejt të lidhura në sistemin fiskal dhe nën kontrollin e Administratës Tatimore të Kosovës.

Mbi 23 mijë biznese kanë raportuar për punën dhe financat e tyre përmes procesit fiskalizues për Institucionet mbikëqyrëse.

Mbi 32 mijë pajisje fiskale kanë dërguar raporte drejtpërdrejt në Administratën Tatimore duke raportuar qarkullimet e tyre me pajisje fiskale dhe rrjedhimisht duke paguar tatimet për shtetin e Kosovës.

Mbi 7 milionë raporte janë pranuar nga institucionet financiare të vendit, për punën e bizneseve dhe atë në kohë reale, përmes sistemit fiskal ekzistues.

Mbi 375 milionë kuponë fiskal janë lëshuar nga bizneset vetëm gjatë vitit 2021

Këto të dhëna tregojnë që Arka Fiskale është instrumenti më i suksesshëm i institucioneve financiare të vendit, për të mbledhur taksat dhe për të siguruar stabilitetin financiar.

Enternet sh.p.k. është krenare që në gjithë këtë rrugëtim të suksesshëm ka qenë kompania më serioze në vend, duke siguruar pajisjet më adekuate me çmimet më të përballueshme për secilin biznes.

Përveç sigurimit të pajisjeve përgjatë një dekade, Enternet u ka qëndruar përkrah bizneseve në çdo ditë, duke u ofruar shërbimet e mirëmbajtjes dhe abonimit me kostot minimale.

Sot, me mijëra biznese janë tregim suksesi e bashkë me bizneset, Kosova ka qëndrueshmëri fiskale koherente dhe të pacenueshme!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni