Kreu Ekonomi Lajm i mire nga KEDS. Duhet ta lexoni lajmin e plote ketu

Lajm i mire nga KEDS. Duhet ta lexoni lajmin e plote ketu

nga Kontabilisti

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka bërë të ditur se sonte nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike.

Buzhala ka deklaruar se bashkëndjejnë me protestuesit që protestuan kundër reduktimeve.“Reduktime sot ka pas pak në mëngjes dhe pastaj është stabilizuar gjendja. Sonte nuk do të ketë reduktime, të paktën jo deri pas mesnate”.

Protesta është e drejtë themelore dhe si kompani bashkëndjejmë me protestuesit. Edhe ne jemi të frustruar nga kjo gjendje pasi ka probleme globale”, tha Buzhala në Klan Kosova.

“Reduktime nuk ka më të gjata se dy orë, dje nuk ka pasur reduktime fare dhe sot vetëm në mëngjes ka pasur pak reduktime. Po flasim për një gjendje më të stabilizuar dhe ndihemi keq nga kjo gjendje.

Buzhala mes tjerash tha se cmimet e energjisw elektrike nuk i përcakton KEDS-i.

“Kriza energjetike ka kapluar botën dhe veçanërisht neve si një vend i varfër. Janë krijuar grupet dhe ekspertët për të zgjedh krizën me të cilën po përballemi”.

“Çmimet e rrymës janë më të lira në Kosovë ku gjithandej Evropës janë rritur dhe çmimet nuk i vendosim ne”, tha Buzhala.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni