Kreu Ekonomi Lajm i mire nga Trusti per kontributdhenesit

Lajm i mire nga Trusti per kontributdhenesit

nga Kontabilisti

Arrihet vlera 3 miliardë euro nën menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) e arriti për herë të parë vlerën e 3 miliardë eurove të mjeteve neto nën menaxhim në fundin e gushtit 2024.

Gjatë periudhës janar-gusht 2024 mjetet nën menaxhim u ngritën për më shumë se €300 milionë krahasuar me fundvitin 2023. Ngritja e këtij tetëmujori erdhi nga kontributet e reja (rreth €200 milionë) dhe kthimi nga investimet (rreth €165 milionë). Por njëkohësisht rreth €60 milionë u zbritën nga fondi për pagesat mujore të pensioneve dhe shpenzimet e tjera.

Prej fillimit të operimit të FKPK-së (më 2002), një-miliardëshi i parë i mjeteve neto nën menaxhim është arritur më 2014 ndërsa dy-miliardëshi më 2021.

Vlerësuar në tërësi, mjetet që FKPK-ja i ka aktualisht nën menaxhim përbëhen prej pagesave të kursimeve pensionale nga kontribuuesit (rreth 78% ose €2.34 miliardë) dhe kthimi nga investimet (rreth 22% ose €660 milionë).

Përveç mjeteve aktuale nën menaxhim, prej themelimit e deri më tani janë tërhequr edhe rreth €675 milionë nga përfituesit e FKPK-së (përfshirë këtu edhe rreth €200 milionë nga tërheqja e parakohshme për 10%-shin).

Ju gjithashtu mund të pëlqeni