Kreu Financa Lajm i mire per perfituesit e izolimit te shtepive

Lajm i mire per perfituesit e izolimit te shtepive

nga Kontabilisti

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐫ë𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐪ë 𝐣𝐚𝐧ë 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐧ë 𝐬𝐡𝐭ë𝐩𝐢𝐭ë 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞

Me qellim të lehtësimit të aplikimit për disbursim, FKEE ka krijuar një platformë online për aplikim për disbursim në kuadër të projektit “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”.

➡️𝐋𝐢𝐧𝐤𝐮 𝐢 𝐩𝐥𝐚𝐭𝐟𝐨𝐫𝐦ë𝐬: disbursimi.fkee-rks.net

➡️𝐇𝐚𝐩𝐚𝐭 𝐩ë𝐫 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦:

• Hapni linkun dhe plotësoni të dhënat kryesore (email dhe numrin personal).

• Ngarkoni dokumentet e kërkuara (kusht për vazhdim në hapat tjerë të procedurës).

• Në faqen e dytë, zgjedhni opsionin për faturë dhe ngarkoni dokumentet relevante. Në faqet tjera ngarko dokumentet e kërkuara (Formulari për Disbursim dhe Anekset 2 dhe 3 janë të bashkëngjitura më poshtë).

• Pasi të keni përfunduar të gjithë hapat e aplikimit, do të pranoni konfirmimin me email.

❗️Ju lutemi përdorni vetëm këtë platformë për të përshpejtuar procesin e disbursimit. 𝐀𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝟑𝟏.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟐𝟒.

Për çfarëdo paqartësie apo vështirësie, na kontaktoni:

• Telefon: 0800 222 70 / +383 (0)38 223 776.

• Email: disbursimi@fkee-rks.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni