Kreu Ekonomi Lajm i mire per personat qe kane llogari ne banken TEB.

Lajm i mire per personat qe kane llogari ne banken TEB.

nga Kontabilisti

Rinard Gjonbalaj, shqiptari me prejardhje nga Mali i Zi, i cili dyshohet se po mashtron kosovarët, duke ua zbrazur llogaritë bankare tashmë është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, për së paku tri vepra penale, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Gjonbalaj ka hyrë në Stop Listën e Policisë, si person i kërkuar nën dyshimet për veprat penale të mashtrimit dhe të kanosjes.

Por kush është Rinard Gjonbalaj, i njohur si ‘Nardi Krasniqi”, i cili po bën kërdi, pasi dyshohet për vjedhje të të dhënave e zbrazje llogarish bankare për shumë kosovarë.

Gazeta Sinjali raportoi sot se  ‘Nardi Krasniqi’ është personi që dyshohet se po mashtron qytetarët kosovarë përmes mesazheve të dërguara në rrjetin social WhatsApp ku paraqitet si zyrtar i bankës TEB.

Mesazhi që u dërgohet atyre ka përmbajtje të shkurtë, ku njoftohen përdoruesit e shërbimeve bankare të TEB se llogaria e tyre do të bllokohet, për shkak të disa tentim blerjeve online në disa faqe të ndryshme dhe për këtë nevojitet verifikimi i tyre.

Kjo dukuri shqetësuese ka nxitur reagime nga qytetarët, të cilët kanë ndarë përvojat e tyre përmes komenteve në rrjete sociale, ku bëjnë të ditur se personi në fjalë është i njohur për mashtrime.

Të gjitha detajet për këto raste të mashtrimit dhe ‘metodës’ që përdoret nga Rinard Gjonbalaj për t’i vënë në lajthitje qytetarët, mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.

/sinjali/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni