Kreu Financa Lajm i mirë për qytetarë nga Qeveria e Kosoves

Lajm i mirë për qytetarë nga Qeveria e Kosoves

nga Kontabilisti

Fjalimi i Ministres Rozeta Hajdari në konferencën për media për Rezervat Shtetërore të Mallrave të Republikës së Kosovës:

Të nderuar Gazetarë,

Të dashur Qytetarë,

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, posedon planin strategjik që shërben si dokument bazë politik për krijimin e Rezervave Shtetërore të Mallrave, me interes për qytetarët e Republikës së Kosovës, për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë në situata të jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencave civile, veprimeve terroriste, veprimeve ushtarake në gjendje lufte, të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën dhe shëndetin e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë, trashëgimisë kulturore, mjedisit si dhe për dhënien e ndihmave humanitare, në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare.

Krijimin e Rezervave Shtetërore të Mallrave e konsiderojmë si një arritje në drejtim të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe krijimit të mundësive konform praktikave më të mira rajonale dhe më gjerë, për t’u kujdesur për qytetarin, shëndetin dhe sigurinë e tij, pasurinë dhe ambientin, në momentet kur qytetari ka më së tepërmi nevojë për dorën e shtetit të tij.

Objektivat kryesore të MINT janë të orientuara drejt:
a) Harmonizimit të nevojave për Rezerva Shtetërore të Mallrave me kushtet dhe rrethanat e Republikës së Kosovës, në aspektin financiar dhe atë material, si dhe
b) Përcjelljes së përvojave dhe praktikave më të mira të shteteve të rajonit.

Qëllimi kryesor është vendosja e bazave të Rezervave Shtetërore të Mallrave në aspektin legjislativ, organizativ dhe në aspektin e të mirave materiale më elementare, për nevojat e popullatës, për rastet e parapara në Ligjin për Rezervat Shtetërore të Mallrave.

Të ju njoftoj me konfidencë të plotë, se shteti ynë me të gjitha veprimet e nevojshme, ka rritur sasinë e rezervës shtetërore. Vitin e kaluar kemi blerë grurë dhe naftë për nevojat e rezervës shtetërore, e poashtu në këtë vit, pra aktualisht, kemi siguruar blerjen e mallrave për rezervë duke u fokusuar ne produktet sipas programit per rezervën shteterore – grurë, naftë dhe të tjera ushqimore, si dhe detergjente.

Gjersa në kontakt të vazhdueshëm me kultivuesit e grurit dhe tregtarët vendor, mund të ju siguroj se kemi një qëndrueshmëri mjaft të konsiderueshme në rezervën e grurit dhe mallrave tjera, dhe nuk ka aspak hapësirë për panik. Gjithashtu për çështje sigurie si alternativë tjetër, kemi gjetur edhe kanale tjera furnizimi jashtë vendit, tek shtetet mike, për furnizim me grurë, në rast se do të kemi nevojë në të ardhmen.

Sipas nenit 14 të ligjit përkatës, rezervat shtetërore të mallrave shfrytëzohen për nevoja të furnizimit në raste:
1.1. të luftës apo rrezikut të drejtpërdrejt nga lufta;
1.2. të fatkeqësive natyrore të përmasave të mëdha dhe katastrofave tekniko-teknologjike dhe ekologjike;
1.3. të dhënies së ndihmave emergjente shteteve tjera të goditura sikurse në nën-paragrafin 1.2 të këtij neni.

Në vazhdën e sigurisë së mallrave që ju nevojiten qytetarëve dhe tregut për të mbrojtur konsumatorin dhe qytetarin vendor, jemi duke analizuar edhe mundësitë për të mbrojtur tregun tonë. Në vitin e kalur, kemi marrur Vendimin për Taskforcën për Mbrojtjen e Tregut dhe po marrim të gjitha veprimet sipas legjislacionit në fuqi.

Pra, me përgjegjësi të plotë ju them se nuk ka vend per panik.

Ju faleminderit!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni