2.5 milion shtesë vetëm sot me vendim të Qeverisë iu shtuan fermerëve përfitues të Programit të Pagesave Direkte 2021 – Subvencioneve!
Bujqësia, për herë të parë me Strategji!
Për herë të parë, politikat për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale do të bazohen në Strategjinë e parë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022 – 2028, strategji e cila u miratua sot në Mbledhje të Qeverisë.
Krahas kësaj, u miratua edhe Strategjia për Pylltari 2022 – 2030 dhe
Plotësim-Ndryshimi i Ligjit Nr.02/L-26 për Tokën Bujqësore i cili u harmonizua me dispozitat sanksionuese të Ligjit për Kundërvajtje.
Në aspektin legjislativ për 9️⃣ muaj qeverisje kemi realizuar më shumë se për 9️⃣ vitet e kaluara. Dhe kjo edhe një herë vërteton vullnetin tonë të plotë për qeverisje të mirë duke patur primare sundimin e ligjit.
Çdo ditë po dëshmojmë përmes veprave konkrete, përkushtimin tonë ndaj fermerëve!