Kreu Financa Lajm i mirë. Rriten Asetet e Fondeve Pensionale

Lajm i mirë. Rriten Asetet e Fondeve Pensionale

nga Flamur Berisha

Asetet e Fondeve Pensionale në Kosovë kanë arritur vlerën e 2.6 miliardë eurove.

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës për muajin korrik,  kjo shifër përfaqëson rritje prej 66.4 milionë euro krahasuar me muajin qershor, raporton Klankosova.tv.

“Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 76.4% të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në korrik 2023 ka arritur në 1.99miliardë euro, duke shënuar rritje prej 225.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak”.

“Kjo rritje kryesisht i atribuohet rritjes së investimeve jashtë vendit, por njëkohësisht është vërejtur se ka pasur rritje të përformancës së letrave me vlerë ekzistuese të cilat janë investuara me herët”, bën të ditur BQK-ja, transmeton Klankosova.tv.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni