Kreu Financa Lajm më rëndesi nga ATK (Shiko ketu)

Lajm më rëndesi nga ATK (Shiko ketu)

nga Kontabilisti

Si një ndër kontrolluesit më të mëdhenj të të dhënave personale në Kosovë, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) brenda afatit të përcaktuar ka zbatuar vendimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP).

Kështu thuhet në një njoftim të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, e cila njofton se me vendimin të datës 24.01.2022, ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse ndaj Administratës Tatimore të Kosovës për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale.

“Administrata Tatimore e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme në zbatim të vendimit të AIP-së, duke dëshmuar në këtë rast, gatishmërinë e tyre për respektim të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka paraparë, që çdo kontrollues, përpunues i të dhënave personale, përpunimin e të dhënave të bëjë në mënyrë të ligjshme në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura deri tek shqiptimi gjobave për mos respektim të dispozitave të parapara në ligj”, thuhet në njoftimin e AIP-së.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni