Kreu Financa Lajm pozitiv: hapet aplikimi për subvencione të pagesave direkte për këto kategori

Lajm pozitiv: hapet aplikimi për subvencione të pagesave direkte për këto kategori

nga Kontabilisti

Të dashur fermerë,

Edhe njëherë mbajmë fjalën e dhënë para jush, duke hapur për aplikim Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2023!

Aplikimi zgjat 30 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, nga data 28.02.2023 dhe përfundon më datë 29.03.2023, në ora 16:00.

Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t’iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për arsye të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS); me qëllim të rritjes së transparencës dhe meritokracisë.

Aplikimi bëhet në zyrat e Drejtorive Komunale për Bujqësi.

Në rastet kur aplikoni për disa kultura apo aktivitete bujqësore, plotësohet dhe dorëzohet vetëm një aplikacion.

Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, informatat e hollësishme mund t’i gjeni në web faqen e MBPZHR-se, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-se, www.azhb-ks.net, si dhe tek Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Punë të mbarë e të bereqetshme!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni