Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) në një njoftim për media thekson se ka vazhduar të ketë performancë pozitive investuese edhe për muajt janar dhe shkurt 2024.
Në njoftimin e FKPK-së thuhet se dyja portofolet investuese kishin rezultat pozitiv dhe kthimi bruto nga investimet arriti në rreth 49 milionë euro.
“Për këtë periudhë të raportimit, prej 1 janar deri më 29 shkurt 2024, Portofoli Standard njohu ngritje të çmimit të njësisë prej 1.80%, që përkthehet në kthim bruto nga investimet rreth 48 milionë euro. Ndërsa Portofoli Konservativ kishte ngritje prej 0.58% të çmimit të njësisë ose rreth 0.8 milionë euro kthim bruto nga investimet”, bëhet e ditur në komunikatë.
Siç thonë më tej, bashkë me rezultatin e këtij fillimviti, FKPK-ja i ka akumuluar afër 800 milionë euro kthim bruto nga investimet. /Telegrafi/