Kreu Financa Lajm shumë i keq për qytetarë e Kosoves

Lajm shumë i keq për qytetarë e Kosoves

nga Kontabilisti

Një valë e re çmimesh nga tregjet e huaja pritet ta godasë edhe tregun e Kosovës, për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, thonë ekspertë për çështje ekonomike.

Rusia është një prej prodhueseve më të mëdha të energjisë në botë dhe shpërthimi i luftës në Ukrainë ka çrregulluar tregjet e naftës dhe gazit në tërë globin

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, më 6 mars, ka arritur në 118 dollarë për fuçi.

Rritja e çmimit të derivateve dhe energjisë në botë, pritet që drejtpërdrejtë të rrisë edhe çmimet e produkteve tjera, pasi në Kosovë sasia më e madhe e mallrave importohen nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe ato të rajonit.

Çmimet e derivateve tashmë janë rritur. Në Kosovë, aktualisht, një litër naftë është shitur për 1.59 euro, ndërkaq benzina deri në 1.59 euro, varësisht nga operatori ekonomik dhe lokacioni. Kjo rritje ka shënuar nivelin më të lartë në 20 vjetët e fundit.

Madje këto ditë në dyqane janë vërejtur edhe ngritje të çmimeve të produkteve bazike. Një litër vaj shitet nga 1.45 deri në 2.09 euro, një kilogram miell nga 0.69 deri në 0.95 euro dhe një kilogram sheqer nga 0.79 në 0.95 euro.

Profesori i ekonomisë Safet Gërxhaliu thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk mund të jetë imune ndaj rritjes së çmimeve në tregjet evropiane për shkak të importit. Ai thekson se edhe tashmë ka inflacion të lartë të çmimeve.

Në janar të këtij viti, inflacioni arriti në 7.1 për qind.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni