Kreu Financa Lajm shumë më rëndesi për Familjet me asistencë sociale nga Ministria e Financave

Lajm shumë më rëndesi për Familjet me asistencë sociale nga Ministria e Financave

nga Kontabilisti

Familjet me asistencë sociale që nga ky muaj do të pranojnë asistencën në llogari bankare

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT) njofton familjet përfituese të Asistencës Sociale se që nga ky muaj (prill 2023) do të pranojnë mjetet e asistencës në llogaritë private bankare, bazuar në konfirmimet që kanë dorëzuar në Qendrat për Punë Sociale.

Andaj, përfituesit e asistencës sociale duhet të drejtohen tek zyret apo pikat e Bankave Komerciale, ku i kanë llogaritë e tyre, për të pranuar mjetet e asistencës. Deri më tani, asistenca sociale është shpërndarë përmes zyreve postare.

Në rast se ndonjë familje nuk pranon mjetet financiare për asistencës sociale për muajin prill 2023, atëherë duhet të paraqiten sa më parë në Qendrën për Punë Sociale në komunën e tyre dhe të njoftojnë zyrtarët e ndihmave sociale.

Përjashtimisht, përfituesit e Asistencës Sociale me status të azilantit do të vazhdojnë të pranojnë asistencën në Zyrat Postare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni