Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte, në seancën e Kuvendit do të jetë në rend dite miratimi i Projektligjit për Trustin.
Tahiri potencoi se tërheqja e mjeteve nga Trusti, nuk ka qenë kërkesë e PDK-së sipas tij, por kërkesë e qytetarëve, njofton Klankosova.tv.
“Tërheqja e një pjese të mjeteve nga TRUST-i, nuk ka qenë kërkesë e PDK-së si zgjidhje politike, por kërkesë e qytetarëve, të cilët, përballë një gjendje të renduar sociale e inflacioni rrënues dhe një qeverie të paaftë për të ofruar alternativë, kanë dashur dhe duan të kenë qasje në së paku një pjesë të parave të veta”.
“Te enjten, në seancën e Kuvendit do të jetë në rend dite miratimi i kësaj kërkese. Ftoj deputetët që të reflektojnë përballë kësaj kërkese të qytetarëve dhe ta miratojnë të njëjtën”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.