Ne Kosove ju mund ti hapni rreth 10 llojeve te bizneseve te tilla si:
1. Biznesi individual: Në biznesin individual ,pronari ka përgjegjësi të pakufizuar për të gjitha borxhet e shoqërise. Shoqëria ka një emërtim zyrtar ose përfshin mbiemrin e ligjshëm të pronarit dhe të përfshij shkurtesën “B.I.”
2. Ortakëri e përgjithshme: Te ortakëria e përgjithshme, të gjithë ortakët përgjigjen pa kufizim, e solidarisht për borxhet e shoqërisë. Emri Zyrtar i Ortakërisë së Përgjithshme duhet të përfshijë fjalët “Ortakëri e Përgjithshme” ose shkurtesën “O.P.”.
3. Ortakëri e Kufizuar: Në Ortakërisë së Kufizuar, përveç ortakëve “të pakufizuar” (ortakët që përgjigjen pa kufizim e solidarisht për borxhet e kompanisë) marrin pjesë edhe ortakët “e kufizuar” ose ata ortakë, që përgjigjen për detyrimet e kompanisë deri në kufirin e vlerës së kontributeve të tyre. Emri Zyrtar i Ortakërisë së Kufizuar duhet të përfshijë fjalët “Ortakëri e Kufizuar” ose shkurtesën “O.K.”.
4. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara: Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara janë ato shoqëri që janë themeluar nga një ose disa themelues, të cilët përgjigjen për të gjitha borxhet e tyre dhe detyrimet tjera me tërë asetet. Emri Zyrtar i Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar duhet të përfshijë fjalët “Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar” ose shkurtesën “SH.P.K”.
5. Shoqëritë aksionare : Shoqëri aksionare janë ato shoqëri, kapitali i të cilave ndahet në aksione dhe që aksionaret përgjigjen për të gjitha borxhet dhe detyrimet e tjera me tërë asetet dhe pasurinë e saj. Shoqëria mund të themelohet e të ketë një ose disa aksionar. Emri Zyrtar i Shoqërisë Aksionare duhet të përfshijë fjalët “Shoqëria Aksionare” ose shkurtesën “SH.A. ”Shuma e kapitalit fillestar të kësaj shoqërie është më së paku 10.000Euro.
6. Shoqëria e Huaj Tregtare: Kompania e huaj është shoqëri tregtare dhe prej momentit të regjistrimit konsiderohet si dega në Kosovë që nuk ka identitet të personit juridik. Pas regjistrimit i gëzon të gjitha të drejtat dhe detyrimet e themeluara në bazë të ligjit të zbatueshëm. Emri Zyrtar i Degës së Shoqërisë së Huaj Tregtare në Kosovë duhet të përfshijë emrin e plotë të Shoqërisë së Huaj Tregtare me prapashtesën “Dega në Kosovë” ose shkurtesën “D.K”.
7. Zyra e Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtare: Emri Zyrtar i Zyrës së Përfaqësisë së Shoqërisë së Huaj Tregtare në Kosovë duhet të përfshijë emrin e plotë të Shoqërisë së Huaj Tregtare me prapashtesën “Zyra e Përfaqësisë në Kosovë” ose shkurtesën “Z.P.K”.
8. Ndërmarrjet shoqërore: Ndërmarrje shoqërore do të thotë një person juridik që shumica e aseteve dhe kapitali janë në pronësi shoqërore . Këto ndërmarrje deri në privatizim monitorohen dhe regjistrohen nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit sipas Ligjit Nr.06/L-016 për Shoqëritë Tregtare.
9. Ndërmarrjet publike: Ndërmarrja Publike është ndërmarrje e cila kryen veprimtarinë e interesit të përgjithshëm, që është e themeluar nga shteti. Ndërmarrja publike monitorohet nga Qeveria dhe organizohen si Shoqëri Aksionare në përputhje me ligjin në fuqi mbi shoqëritë tregtare. Të gjitha interesat pronësore në një ndërmarrje publike do të përfaqësohen me aksione dhe të gjitha këto aksione duhet të jenë të regjistruara.
10. Kooperativat bujqësore: Kooperativa bujqësore është një shoqëri tregtare e krijuar nga personat fizikë apo juridik të cilët duhet të jenë të gjithë bujq që kontribuojnë me pronën e vet private në kapitalin aksionar. Kooperativa e Bujqëve themelohet nga së paku pesë (5) bujq, që janë nënshkrues të detyrimeve. Kooperativa nuk do të themelohet pa kapital e as nuk do të ekzistojë pa kapital. Kapitali ndahet në aksione të vlerës së barabartë me vlerë minimale prej 10 €. Drejtori nuk mund të jetë anëtar i kooperativës. Të gjitha këto mund ti shifni në Ligjin Nr.2003/9 për Kooperativat e Bujqëve si dhe Ligjin Nr,03/L-004 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Kooperativat e Bujqëve Nr-2003/9.