Në Kosovë situata epidemiologjike po tregon sinjale të përkeqësimit, pasi të enjten (5 nëntor) Kosova ka shënuar rekord të rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri Covid-19 me 661 raste të reja. Numrin më të lartë të infektimeve nga kjo shifër e mbanë komuna e Prishtinës. Kryeqyteti dje ka numëruar edhe 324 raste të reja me Covid 19.
E duke e parë këtë situatë, Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 ka propozuar një varg veprimesh për t’i mënjanuar kështu shifrat e larta të koronavirusit në vend.
1. Ndalohet veprimtaria e te gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restoranet, kafiterite dhe të ngashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 ( e Premte ) deri më datë: 09/11/2020 9 (e Hëne) në orën 05:00, përveç:
1.1 Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.
1.2 Institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.
1.3 Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 të (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë – shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).
1.4 Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit.
2. Pezullohen paragrafet 7,8,11,12,13,14,20 e vendimit të qeverisë 01/39 të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi.