Prishtinë, Skenderaj, Klinë, Drenas, Gjilan, Viti, Kamenicë, Obiliq, Istog, Malishevë.
785 familje në nevojë (rreth 3,400 qytetarë) do të kenë kushte më të mira jetese pasi 22 banesa sociale ku jetojnë, përmes investimit prej 5.5 milionë euro do të kenë:
– Izolimin e kulmit
– Dyer e dritare të reja
– Sistemin e ngrohjes për secilën familje
– Renovimin e hyrjeve
– Sistemin e interfonisë
– Masat për mbrojtje kundër zjarrit dhe detektorët e tymit
Nga të gjitha projektet e investimet që janë bërë gjatë këtij mandati, e që po nisim këtë mandat që të bëhen përgjatë viteve në sektorin e energjisë, për mua ky është më i veçanti sepse prek direkt shtresat e cënueshme të shoqërisë – të cilat kurrë më herët nuk janë trajtuar me kujdesin e duhur.
Falemnderit Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё për implementimin dhe European Union in Kosovo për përkrahjen financiare për këtë projekt, si dhe Komunave për bashkëfinancim të 10% të vlerës së projektit