Kreu Financa Mblidhet komisioni. Ja qka u vendos për TRUST-in

Mblidhet komisioni. Ja qka u vendos për TRUST-in

nga Kontabilisti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka dhënë arsyet e iniciativës së tij për tërheqjen e një pjese nga Fondi i Kursimeve Pensionale. Ai ka thënë se kërkesa e tij për tërheqje nga Trusti ka dalë për shkak të krizës ekonomike në vend.

Sipas tij, qytetarët që nga fillimi i 2020-ës janë duke u përballur me kriza, atë të pandemisë, pastaj atë energjetike e së fundmi edhe këtë te inflacionit.

“Andaj kemi iniciuar ndryshimin e ligjit për Trustin që t’u mundësojmë atyre tërheqjen e një pjese nga Trusti në mënyrë që sadopak të zbutet kjo krizë. Në nenin 1 saktësohet qëllimi: ky ligj ka për qëllim që pjesëmarrësve të Trustit tu krijohet bazë ligjore për tërheqje nga 10 deri 30 për qind të kursimeve të tyre. Personat që kanë kursime më pak se 10 mijë euro kanë të drejtë të tërheqin deri 30 për qind të kursimeve. Ata që kanë prej 10 mijë deri 19.999 euro mund të tërheqin deri në 25 për qind të trustit. Ata që kanë nga 20 mijë deri më 29.999 euro mund të tërheqin deri në 20 për qind. Nga 30 mijë deri në 39.999 euro mund të tërheqin 15 për qind të kursimeve. Dhe ata që kanë më shume se 40 mijë euro mund të tërheqin deri në 10 për qind të kursimeve pensionale”, ka thënë ai, duke shtuar se me këtë propozim qytetarët që kanë të ardhura më të ulëta do të mbështetën më shumë

Kryetari i Komisionit, Armend Muja ka thënë se Departamenti i Financave kanë deklaruar se projektligji për fondet pensionale nuk krijon kosto shtesë për buxhetin por do të ketë ndikimin negativ në të hyrat nga tatimi.

Sipas tij, Qeveria e ka dhënë gjithashtu vendimin e saj ku thotë që nuk pajtohet me propozimin e deputetit Haxhiu.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se kjo është masë drastike dhe të tilla masa janë për kohë që nuk janë të zakonshme, duke shtuar se kështu ka qenë edhe kur ishte vendosur gjatë pandemisë.

Sipas tij, ai veprim i atëhershëm ka mundësuar që të futen në ekonomi afër 200 milionë euro.

Ai ka thënë se e mbështesin një masë të tillë.

“Besoj që e kanë dhënë efektin sepse qysh në janar të 2021 ne e kaluam atë krizë. Kur është propozuar kjo para 3-4 muajve nga deputeti Haxhiu, nuk kam qenë ndër mbështetësit e saj. Kam menduar që nëpërmjet veprimeve të Qeverisë nuk do të ketë nevojë për këtë masë por pas mosveprimeve të Qeverisë u pa qe nuk pati kurrfarë masash. Ne patëm propozuar një listë të veprimeve që të mos vihet deri të kjo masë. Kështu që ne si LDK e mbështesim plotësisht këtë projektligj. Qeveria nuk ka dhënë sqarime të nevojshme se pse nëpërmjet veprimeve të tjera të qeverisë arrihet efekti i njëjtë cilat janë ato veprime. Ajo nuk ka treguar se pse vetëm ka thënë nuk e mbështet është i mangët. Asnjë cent i buxhetit të Kosovë nuk do të mungojë nga kjo mundësi që u jepet qytetarëve. Jam i pakënaqur me këtë opinion buxhetor dhe me opinionin e qeverisë. Nuk ka zgjidhje tjetër veçse të mbështesim një masë të tillë”.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se nuk pajton me opinionin e Qeverisë që apriori të deklarohet se nuk e mbështet këtë, derisa sipas tij, është kompetencë ekskluzive e Kuvendit.

Sipas tij, është e pavend dhe ngutshme sepse bije ndesh me mendimin e Qeverisë.

“Kam menduar që Qeveria do të na japë këshilla e sugjerime por jo apriori të ndikojë mbi Parlamentin e Kosovës. Dua të ju bëj thirrje qe të shkoni përtej petkut politik përtej subjektit tuaj, ta leni krenarinë dhe inatin anash dhe të fokusohemi bashkërisht tek e mira e përbashkët që është qytetari. Nuk po e them për politikë por po e them qe e kuptojmë këtë çështje të ndjeshme e dimë që nuk është metoda më e mirë por derisa kemi një krizë ekonomike qeveria është për të zgjidhur çështjet e qytetarëve. Duhet të tejkaloni inatet dhe të vendosni në të mirën e qytetarëve. Vota ime dhe e Aleancës është pro duke u bazuar në këtë që e thashë”, ka thënë ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni