Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), gjatë periudhës 1 janar-31 gusht 2020, janë regjistruar 6,039 biznese të reja, ndërsa 7,472 biznese kanë bërë ndryshime, kurse janë shuar 800 biznese me kërkesë të tyre. Të gjitha procedurat për regjistrimin e një biznesi, kryhen në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare. Numri total i lëndëve të procesuara gjatë kësaj periudhe është 14,311 lëndë, ku prej tyre kanë qenë:
Në kategorinë Biznes individual janë regjistruar 2,481 biznese;
Në kategorinë Ndryshim në biznes janë bërë ndryshime në 3,379 biznese;
Në kategorinë Shuarje e biznesit, me kërkesë të bizneseve, janë shuar 722 biznese individuale;
Në kategorinë Ortakëri e Përgjithshme janë regjistruar 3 biznese, ndërsa ndryshime janë bërë në 57 biznese, kurse shuarje kanë qenë 6;
Në kategorinë Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar janë regjistruar 3,517 biznese, ndërsa ndryshime janë bërë në 3,883 biznese dhe 67 shuarje;
Në kategorinë Shoqëri Aksionare janë regjistruara 4 biznese, ndryshime janë bërë në 97 biznese, ndërsa shuarje nuk ka pasur;
Në kategorinë Kompani të Huaja-dega në Kosovë janë regjistruar 30 biznese dhe ndryshime janë bërë në 56 biznese, kurse janë shuar 5 biznese;
Në kategorinë Kooperativa Bujqësore janë regjistruar 3 biznese;
Në kategorinë Zyre Përfaqësuese në Kosovë është regjistruar 1 biznes.
Mesoni sa biznese jane hapur Gjatë tetë muajve në ARBK
postimi i mëparshëm