Kreu Financa Ministri i Financave ne konference tregon si do te ndahen 75 milion eurot dhe ku do ti marrin

Ministri i Financave ne konference tregon si do te ndahen 75 milion eurot dhe ku do ti marrin

nga Flamur Berisha

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është pyetur në konferencë për media për mospërfshirjen e katër komunave veriore të Kosovës në raportin e ZRRE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike.

Kryesuesi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) Ymer Fejzullahu gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ka pranuar se katër komunat veriore me shumicë serbe nuk janë pasqyruar në raportin e ZRRE për rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Kjo me arsyetimin, siç tha ai për procesin gjyqësor që ZRRE-ja është duke zhvilluar sa i përket shpenzimit të energjisë elektrike në atë pjesë.

Murati ka thënë se po punojnë të zgjidhin problemet e trashëguara. Dhe se do të mundohen t’i zgjidhin sa më shpejt.

“Nuk e di se çka është diskutuar. Di se dje kanë qenë në raportim në Komision. Vazhdimisht po punojmë që probleme të tilla që i kemi trashëguar nga 20 vjetët e kaluara, e s’ka pasur zgjidhje dhe madje janë zmadhuar me kohën, të mundohemi t’i zgjidhim si Qeveri në afatin më të shkurtër”, ka thënë Murati.

Murati tregoi se 75 milionë eurot për subvencionim të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset do të merret nga hapësirat (kontigjenca) që i kanë lënë në hartimin e buxhetit për vitit 2022.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni